Në aksin Levan Tepelenë,ka ndodhur një aksident në vendin e quajtur Varibop .
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volksëagen, me drejtues shtetasin K.M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.