Aksident me vdekje në rrugën Librazhd-Përrenjas

Pas vdekjes së të riut Denis Hoxha në Durrës, një tjetër aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në vend. Një automjet është përplasur me një kamion në aksin rrugor “Përrenjas-Librazhd”, ku për pasojë ka humbur jetën shoferi i automjetit dhe është plagosur një pasagjer që udhëtonte më të. Drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale Y.Z., është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e verimeve procedurale.

Njoftimi:

Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në Korcë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Y. Z., 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. M., dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i kamionit, shtetasi Y. Z., është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top