Aksident me vdekje në Kukës, makina përfundon në humnerë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Kukës. Sipas raportimeve, një automjet ka rrëshqitur në humnerë duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të mjetit me inicialet A.I.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën mes fshatrave Topojan e Breki ku për shkak të lagështirës mjeti ka rrëshqitur rreth 30 metra duke i shkaktuar plagë të rënda drejtuesit të mjetit, i cili nuk ka arritur t’i mbijetoj lëndimit.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e viktimës, e cila ishte pasagjere në automjet dhe ndodhet është jashtë rrezikut për jetën.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top