Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Kukës. Sipas raportimeve, një automjet ka rrëshqitur në humnerë duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të mjetit me inicialet A.I.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Aksidenti ka ndodhur në rrugën mes fshatrave Topojan e Breki ku për shkak të lagështirës mjeti ka rrëshqitur rreth 30 metra duke i shkaktuar plagë të rënda drejtuesit të mjetit, i cili nuk ka arritur t’i mbijetoj lëndimit.
Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e viktimës, e cila ishte pasagjere në automjet dhe ndodhet është jashtë rrezikut për jetën.