Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në “Rrugën e Kombit”, pranë fshatit Fan, në Mirditë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:00, në afërsi të fshatit Fan, shtetasi nga Kosova me iniciale L. D., 38 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte, duke dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, 38-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë, pavarësisht ndihmës mjekësore.