Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Kamëz. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta, ndërsa siç mund te shihet edhe në foton e mësipërme njëra prej tyre ka përfunduar mbi trafikndarëse, dhe mbi një tjetër mjet.
Si pasojë e aksidentit bëhet me dije se është bllokuar trafiku dhe është krijuar radhë e gjatë automjetesh. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit apo nëse ka të lënduar, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.