Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë/ Përplasen 5 automjete, disa të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan-Tepelenë. Pesë automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa janë plagosur edhe disa persona. Të plagosur kanë mbetur tre persona, dy prej të cilëve shtetas gjerman.

Ata janë dërguar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Bëhet me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa po hetojnë më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top