Aksident i rëndë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në plazhin e Porto Novës, në Zvërnec. 40-vjeçari po drejtonte një motor me katër rrota kur humbi kontrollin e mjetit. Sipas të dhënave paraprake, motori u rrokullis disa herë pas një manovre.

Gjatë aksidentit, Mehmeti u godit rëndë në kraharor nga një pjesë metalike e mjetit, duke pësuar dëmtime fatale. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor, 40-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Policia po heton rrethanat e aksidentit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top