AKSHI nuk ndalet, administrata mund të mbetet pa internet, ankimohet sërish tenderi

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk po gjen qetësi. Sikur të mos mungonte problem me sistemin e SelfCare të Tatimeve, këtë të enjte në Komisionin e Prokurimit Publik u ankimua tenderi 4.8 milionë euro për internetin e këtij institucioni dhe atyre të tjera publike. Ankesa është bërë nga një prej operatorëve pjesëmarrës në procedurë dhe ka të bëjë me vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.

Më herët në dhjetor i njëjti tender që ishte pezulluar nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik për shkak të ankesave të bëra nga disa operatorë lidhur me dokumentet e procedurës.

Për një pjesë prej tyre KPP pranoi kërkesat ndërkohë për disa të tjerë jo duke nënvizuar arsyet. Ankesat e vazhdueshme kanë sjellë vonesa të shumta me afatet normale që duhet të ndiqte kontrata. Konkretisht tenderi u çel në datë 13 gusht 2025. Procedura kishte në objekt kontrate “Shërbimi i internetit dhe intranetit për agjencinë kombëtare të shoqërisë së informacionit dhe institucionet publike”. Fondi limit është 4.8 milionë euro dhe shërbimi parashikohet që të ofrohet për 730 ditë.
“Objektivi i Përgjithshëm i kontratës është instalimi, aktivizimi i shërbimit të Internetit dhe Intranetit për institucionet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave.

Shërbimi do të ofrohet gjatë gjithë periudhës së kontratës , për këtë arsye secili operator ekonomik ka përgjegjësinë e garantimit dhe disponueshmërisë së shërbimit në çdo moment, duke ofruar suport teknik, mirëmbajtje të linjave fizike konform SLA-së”, thuhet në termat e referencës së procedurës.

Tenderët e lidhur me sistemet e IT të institucioneve të ndryshme por edhe mirëmbajtjet janë ndër procedurat e ankimuara më shpesh pranë KPP duke krijuar edhe zvarritje.

Një rast si ky ishte edhe ai i mirëmbajtjes së fiskalizimit i ankimuar disa herë dhe që ka një fond limit 7.7 mln euro, duke qenë dhe një nga arsyet që çoi në mos funksionimin e platformës self-care dhe bllokoi aktivitetin e bizneseve për rreth tre javë!./ Monitor

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top