Manuel Akanji është blerja e fundit e merkatos së Interit. Futbollisti zviceran vjen nga Manchester City dhe në skemën e zikaltërve zë vendin teknik të Benjamin Pavard, i cili ka kërkuar transferimin dhe është bashkuar me Olympique Marseille. Një përforcim luksoz për teknikun Chivu, i cili mirëpret një mbrojtës me eksperiencë dhe fitues. Për karrierën futbollistike të Akanji dihet gjithçka, por ndoshta jo shumë e dinë që mbrojtësi është një gjeni i matematikës.
Akanji fenomenal edhe në llogaritje
Disa vite më parë, kur ishte ende më i ri, Akanji ishte i ftuar në një emision televiziv zviceran dhe shikuesit patën mundësinë t’i bënin pyetje, llogaritje matematike me numra nga 11 deri në 99. Brenda një sekonde zvicerani iu përgjigj të gjitha pyetjeve, madje edhe atyre më të vështirat. Një fenomen i vërtetë.
Manuel Akanji. pic.twitter.com/TTmpsdsdoj
— City Report (@cityreport_) August 31, 2022
Pyetësori i vështirë matematikor me televizionin anglez
Kur mbërriti në Premier League, eksperimenti u përsërit. Sky Sports e intervistoi dhe i bëri një tjetër pyetësor me llogaritje mjaft të komplikuara, por jo për Akanjin, i cili iu përgjigj menjëherë shumë saktë shumëzimeve të vështira. Pyetja e parë ishte: “23 x 42?”, pastaj “93 x 60” dhe përfundimisht: “77 x 26”. Qendërmbrojtësi zviceran ishte i pabesueshëm, e në atë kohë pranoi se në shkollë fitonte gjithmonë të gjitha garat e llogaritjeve: “Që nga i vogli kam pasur një pasion të madh për numrat. Përgatitesha. Mësuesja ime organizonte gara dhe unë gjithmonë fitoja”.
Man City's Manuel Akanji is a maths genius pic.twitter.com/9VRkuMSaqb
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) October 8, 2022
Akanji ka fituar 12 trofe në karrierë, Champions me Manchester City
Inter ka siguruar kështu një mbrojtës me cilësi të madhe, që di edhe të bëjë llogaritje si pak të tjerë. Akanji, përveç aftësive matematikore, është një mbrojtës i fortë që gjatë viteve ka fituar trofe kudo ku ka shkuar, gjithsej dymbëdhjetë. Ia ka arritur këtë me Basel në vendin e tij, por edhe me Borussia Dortmund dhe veçanërisht me Manchester City, me të cilët ka realizuar si protagonist tripletën në 2023, vit në të cilin fitoi sidomos Ligën e Kampionëve.