Komisioni Qendror i zgjedhjeve po punon për zvendësimin e mandatit të Arben Ahmetajt si deputet. Si rregull, mandati i Ahmetajt i takon Dallëndyshe Bicit, e cila duhet që të plotësojë formularin e dekriminalizimit për të përfituar këtë të drejtë.
Por Bici aktualisht mban postin e drejtores së Kadastrës. Nuk dihet ende nëse Bici do të heqë dorë nga posti që ka për të marrë mandatin e deputetes. Por nëse Bici refuzon, atëherë mandati i saj i kalon kandidatit Plarent Ndreca.