Ahmetaj në arrati, Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e deputetit

Dallëndyshe Bici nuk ka pranuar mandatin e deputetes së PS-së. Ajo i ka kthyer përgjigje kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke thënë se nuk do të pranojë vakancën e krijuar pasi Arben Ahmetaj e humbi mandatin e deputetit.

Me një shkresë, e cila mbante datën 8 janar, Kuvendi i Shqipërisë njoftoi se Ahmetaj e ka humbur mandatin, pasi në gjashtë muajt e fundit nuk është paraqitur në asnjë seancë plenare. Ish-zëvendëskryeministri ndodhet në arrati prej 6 muajsh. Ndaj tij janë ngritur tri akuza penale nga SPAK, për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Mandati pritet t’i kaloj Plarent Ndrecës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top