Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të posaçme parlamentare, ku pritet të miratohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Pas orësh debate e tension në seancën e djeshme, me këmbënguljen e Partisë Demokratike u ra dakord që kërkesa e SPAK të diskutohej ditën e sotme në orën 10:00.
Ndryshe nga sa pritej, kryeministri Edi Rama u shfaq në seancë, mirëpo menjëherë pasi Sali Berisha iu drejtua foltores së Kuvendit, i pari i qeverisë u largua nga salla e seancës plenare.
Berisha: Në mungesë për shkak të arratisë së zëvendëskryeministrit, i cili duhet të ishte në këtë sallë për t’u përgjigjur pyetjeve, në respekt të parlamentit, në respekt të drejtësisë, në respekt të qytetarëve shqiptarë, unë propozoj që të gjitha pyetjeve t’u përgjigjet bosi i tij, Edi Rama.
Ndaj thirreni këtu t’i bëjmë pyetje.