Ahmetaj kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë

Arben Ahmetaj kundërshton në kushtetuese vendimin për kontrollin e banesave. Përmes avokatëve te tij mbrojtes, ish-numri dy i qeverisë ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses.

Ai kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, të lëna në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë.

Sipas ankimit, kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka patur autorizim nga Kuvendi, sepse në njërën nga banesat jetonte edhe vetë Ahmetaj që gëzonte mandatin e deputetit.

Mbrojtja rëndit katër pika pse e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave. Nga Kushtetuesja Ahmetaj kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top