Agron Shehaj: Protesta nuk ndalet deri në largimin e Ramës!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar duke e quajtur të papranueshme sjelljen e deputetëve dhe ministrave socialistë që janë larguar nga ambientet e Parlamentit sot ndërsa protestuesit dhunoheshin ‘në mënyrë barbare’ që të hapnin rrugën e kalimit për automjetet e zyrtarëve.

Në një video mesazh në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se ministrat dhe deputetët duhet të japin përgjigje për padrejtësitë që kanë bërë në kurriz të popullit shqiptar, i cili prej më shumë se një muaji, kërkon dorëheqjen e kësaj qeverie.

“Duhet të dalin para popullit të mbajnë përgjegjësi se si i kanë vjedhur ata, se si ua kanë bërë jetën të pamundur në Shqipëri dhe nuk mund të mendojnë se nëpërmjet policisë mund të ndalin protestën dhe mund të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet. Iu ka ardhur fundi. Protesta nuk ndalet”, shprehet Shehaj.

Sipas kreut të Mundësia, protesta e qytetarëve nuk do të ndalet deri në realizimin e qëllimit të saj, dorëheqjen e qeverisë Rama.

“Shikoni se si ministrat dhe deputetët e mazhorancës ia mbathin me makina ndërkohë që policia dhunon në mënyrë barbare protestuesit
Kjo është e papranueshme.
Këta duhet të japin përgjigje, duhet të dalin përpara drejtësisë.
Duhet të dalin para popullit të mbajnë përgjegjësi se si i kanë vjedhur ata, se si ua kanë bërë jetën të pamundur në Shqipëri dhe nuk mund të mendojnë se nëpërmjet policisë mund të ndalin protestën dhe mund të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet.
Ju ka ardhur fundi
Protesta nuk ndalet, protestuesit do vazhdojnë deri sa ata të ikin” deklaroi Shehaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top