Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ngre alarmin: Sulmet vënë në rrezik centralin e Zaporizhzhia-s

Sulmet e fundit në termocentralin bërthamor të Zaporozhzhia-s po shkelin një nga parimet e dakorduara për të reduktuar rreziqet e sigurisë së centralit. Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Gjatë 10 ditëve të fundit, i pari nga këto parime është shkelur në mënyrë të përsëritur, duke shënuar një ndryshim rrënjësor, një rritje të rrezikut për sigurinë bërthamore dhe mbrojtjen e objektit,” -tha Grossi, duke iu referuar parimit se nuk duhet të ketë sulme të çdo lloji nga ose kundër uzinës dhe duke i kujtuar Këshillit të Sigurimit se vitin e kaluar ai kishte përshkruar parimet për garantimin e sigurisë për të shmangur rrezikun e një aksidenti bërthamor dhe i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që t’i respektojnë ato.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top