Afrona Dika reagon pas akuzave të Bleros

Afrona Dika ka reaguar së fundmi ndaj deklaratës së ish partnerit të saj, Blero. Ky i fundit në një intervistë për Prive, u shpreh se modelja qëndroi krah tij për interes.

“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjer si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar”, ka thënë Blero.

Ai shtoi gjithashtu se sapo investoi paratë në një biznes të përbashkët që Afrona donte të hapte në Zvicër, ajo u zhduk. “Kam japë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllim, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë.

Mirëpo, kjo deklaratë duket se është kundërshtuar nga Afrona e cila përmes Instagram Story ka shkruar: “Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën”. Rikujtojmë se para pak kohësh, modelja ishte e ftuar në “Kurthin e Piter Pan” ku zbuloi se martesa e tyre ka përfunduar me sherr dhe nuk kanë asnjë kontakt me njëri tjetrin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top