Afrim Qendro largohet nga detyra e kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pas nëntë muajsh në drejtimin e këtij institucioni. Lajmin e raportoi Lapsi.al disa ditë më parë.
Por ndërkohë sot vetë Qendro përmes një reagimi publik, konfirmon largimin dhe falënderon gjithë bashkëpunëtorët dhe drejtuesit politikë me të cilët ka bashkëpunuar gjatë kësaj periudhe.
Shkarkimi i tij nuk lidhet me performancën, por me garën elektorale në Tiranë, ku PS synon të akomodojë sa më shumë njerëz pranë Erion Veliajt dhe t’i shfrytëzojë për periudhën zgjedhore.