Afati po skadon, Bloomberg zbulon: mes Zhang e Pimco ka fërkime, akordi në rrezik

Gjithçka e kryer mes Zhang dhe Pimco? Jo, mungon ende marrëveshja përfundimtare dhe palët janë në punë, jo pa fërkime dhe kontradikta shqetësuese. Këtë e mbështet edhe Bloomberg, sipas të cilit do të rrezikohej negociata mes Suning dhe fondit amerikan për kredinë e re që duhet t’i garantojë pronarit të Inter shlyerjen e borxhit ndaj Oaktree. Palët ende po luftojnë për të arritur një marrëveshje, por situata – sipas transmetuesit – mbetet fluide dhe ende ekziston mundësia që gjithçka të përfundojë pozitivisht.

Bloomberg kujton se Zhang duhet të shlyejë një hua prej 275 milionë euro plus interesat për Oaktree, për një total prej rreth 375 milionë. Negocimi me Pimco bazohet në një kredi prej 435 milionë eurosh në obligacione private me maturim në vitin 2026 dhe me interes 15% në payment-in-kind (d.m.th. me interes të paguar plotësisht vetëm në fund të periudhës). Një pjesë e vogël e financimit do të shkonte për forcimin e financave të klubit. Për momentin, kur kanë mbetur pesë ditë para afatit të 20 majit, ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare. E presidenca e Zhang te zikaltrit është vërtetë në fije të perit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top