Adriano Jr nis zyrtarisht karrierën e tij si profesionist. Djali i Perandorit, ish-sulmuesi i Inter, nënshkroi kontratën e tij të parë me Serrano, klubin brazilian nga Petropolis, fare pranë Rio de Zhaneiro. Adriano Carvalho Ribeiro u rrit në klubin e famshëm për faktin se ka qenë klubi i parë profesionist i të madhir Garrincha. E tani djali i Perandorit është gati të nisë rrugën e tij.
I ardhur në vitin 2022, pas eksperiencave të tij në ekipet e të rinjve të Gremio dhe Boavista e Rios, djaloshi shënoi 20 gola në 27 ndeshje. “Ky moment përfaqëson realizimin e një ëndrre. Mënyra se si u mirëprita dhe u zhvillova si atlet dhe person ishte elementi diferencues për nënshkrimin me Serrano”, tha sulmuesi i ri.
E për djaloshin kanë ardhur edhe përgëzimet në rrjetet sociale nga i ati Adriano Leite Ribeiro.