Administrata e Presidentit, Trump ka pushuar nga puna mijëra punonjës federalë. Këtë e ka bërë në një përpjekje për të ushtruar presion, mbi demokratët gjatë mbylljes së vazhdueshme të qeverisë. BBC shkruan se një zëdhënës i zyrës së tij konfirmoi se shkurtimet kishin filluar dhe ishin të konsiderueshme.
Madhësia dhe veprimi i tyre filluan të vendoseshin në fokus, kur administrata zbuloi se shtatë agjenci kishin filluar të pushonin nga puna më shumë se 4,000 punonjës. Presidenti Donald Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do ta përdorë mbylljen për të çuar përpara qëllimin e tij, për të zvogëluar fuqinë punëtore federale. Ai kërkon të shkrurtojë fuqinë punëtore brenda administratës.
Sipas ligjit, qeveria federale duhet t’u japë punonjësve të saj të paktën 30 ditë njoftim se po i pushon nga puna. Pas postimit në Twitter të Vought, departamentet kryesore si Thesari dhe Shërbimet e Shëndetit dhe Njerëzve konfirmuan se po lëshonin njoftime për punonjësit, dhe Siguria Kombëtare, ku shumë nga punonjësit e saj konsiderohen thelbësorë, tha se do të pushonte nga puna punonjësit në Agjencinë e saj të Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës.
Dy sindikata të mëdha, Federata Amerikane e Punonjësve të Qeverisë dhe AFL-CIO, kanë ngritur një padi duke sfiduar ligjshmërinë e planeve të shpallura të Vought, për të kryer pushime nga puna gjatë mbylljes.
“Është e turpshme që administrata Trump ka përdorur mbylljen e qeverisë si justifikim për të pushuar në mënyrë të paligjshme mijëra punonjës që ofrojnë shërbime kritike për komunitetet në të gjithë vendin”, tha presidenti i AFGE-së, Everett Kelley.