Administrata e bashkisë Klos protestë kundër draftit të ri territorial, tubime edhe në Belsh e Prrenjas

Propozimi i mazhorancës për reformën administrativo-territoriale ka sjellë reagime dhe protesta në disa bashki të vendit. Në Klos, administrata vendore ka dalë në protestë kundër planit për shkrirjen e bashkisë, duke bojkotuar punën. Punonjësit e administratës së Bashkisë Klos kundërshtojnë përfshirjen e bashkisë në procesin e riorganizimit territorial dhe kërkojnë rishikimin e vendimit. Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vijojnë aksionin deri në marrjen e një vendimi tjetër nga institucionet përgjegjëse.

Reagime të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Belsh dhe Prrenjas, dy bashki të tjera që sipas propozimit të mazhorancës pritet të përfshihen në procesin e shkrirjes.

Një ditë më parë, protesta u zhvilluan edhe në Poliçan, ku disa qytetarë të lidhur me Partinë Socialiste dogjën teserat e anëtarësisë, ndërsa kreu i PS-së në këtë qytet dha dorëheqjen përpara protestuesve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top