Adios Real Madrid: Barcelona marshon drejt titullit, mposhtën Getafe

Barcelona iu afrua edhe më shumë titullit në La Liga me një fitore 2-0 ndaj Getafe që ishte në formë të shkëlqyeshme paraprakisht. Real Madrid që është në hall pas një sezoni të keq gati se ka humbur çdo shpresë për garën e kampionit pas barazimit të djeshëm. 

 


Barcelona si mysafir nuk dukej shumë e shqetësuar as me formën e Getafe e as me mungesën e yjeve Yamal e Raphinha, që të dy të lënduar.

 

Me qetësi i shënuan dy gola si formalitet, nga një për një pjesë të ndeshjes. Fermin Lopez shënoi në minutën e 45’të për epërsi ndërsa në pjesën e dytë për rezultatin final dhe fitoren shënoi Marcus Rashford.

 

Me 5 ndeshje të mbetura në La Liga, klubi katalan prin me 11 pikë para Real Madrid që po kalon një sezon të çoroditur me halle në zhveshtore dhe në menaxhment.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top