‘Adieu Messi’, Galtier konfirmon largimin: “Me Clermont ndeshja e fundit e tij me Psg”

“Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Ajo kundër Clermont në Parc des Princes do të jetë ndeshja e fundit e Messi me Paris Saint Germain”. Me këto fjalë trajneri parisien Christophe Galtier zyrtarizoi një sekret, që tashmë nuk ishte më sekret. Leo largohet nga PSG pas dy sezonesh në të cilat sinqerisht, pritej më shumë nga një lojtar i thirrur për të sjellë më në fund trofeun e lakmuar të Champions në kryeqytetin francez.

“Në sezonin e parë ai duhej të përshtatej, ishte hera e parë larg Barcelonës. Këtë vit ai ishte një element i rëndësishëm. Unë konstatoj se kritikat nuk janë aspak të justifikuara. Në një sezon me Botërorin ai ka statistika të pabesueshme: 21 gola dhe 22 asiste. Messi ka qenë gjithmonë në shërbim të skuadrës. E përsëris ishte një privilegj i madh jo ta stërvitja, por ta shoqëroja”, shtoi Galtier edhe ai një hap nga lamtumira.

Tani do të fillojnë hipotezat e ndryshme për të ardhmen e Lionel Messi. Mundësia e një rikthimi të bujshëm, në Barcelonën e tij, ka pak bazë për problemet ekonomike të katalanasve. Është folur për një eksperiencë në SHBA, me Inter Miami i David Beckham. Por, për momentin, mundësia e mbulimit me petrodollarët e sheikëve, duke kaluar në kampionatin saudit, duket më e mundshme.

Jude Bellingham, përtej çdo parashikimi: 6 gola në 6 ndeshje e bëjnë Real Madrid të fluturojë

Cristiano Ronaldo hedh në gjyq Juventus: zbulohet dokumenti që shpëton klubin bardhezi

Video/ Shtatë gola e dy shtylla në Mynih, Bayern triumfon me spektakël: rezultate befasuese në Champions

Inteligjenca artificiale zgjedh formacionin më të mirë të historisë: ja cilët janë të përzgjedhurit të Chat GPT

Video/ Bellingham shemb ‘murin’ e Berlin në të 94’: barazim mes Galatasaray e Copenaghen

Flakadanët e trazirat me Poloninë, UEFA dënon Shqipërinë: gjobë e mbyllje e pjesshme e ‘Air Albania”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top