Adele nxit aludimet se është martuar me Rich Paul

Adela ka nxitur së fundmi aludimet se është martuar me partnerin, Rich Paul.

Këngëtarja e “Easy On Me” e quajti Paul, “burrin” e saj ndërsa ishte në skenë në Las Vegas të shtunën mbrëma.“Nuk mund të martohesh me mua. Unë jam hetero e dashur dhe burri im është këtu sonte,” i tha fituesja e Grammy-t njëfanse .

Kur kjo e fundit u përgjigj: “A mund ta provojmë. ” Adele i tha: “Jo, nuk du. Unë jam me Rich. Je e çmendur, më lër të qetë.”

Kur një video e ndërveprimit u postua në TikTok, fansat nxituan të vinin në dukje komentin e Adele. “Burri i saj??? Adele Paul???”, komentoi një person. “Je martuar ?” shkroi një tjetër.

Adele dhe agjenti sportiv dolën publikisht me romancën e tyre në korrik 2021, kur u fotografuan në një ndeshje basketbolli NBA.

Ajo foli për Rich në një intervistë disa muaj më vonë, kur e quajti atë “të mrekullueshëm” gjatë një bisede me Rolling Stone. Artistja gjithashtu vuri në dukje se marrëdhënia e tyre ishte romanca “më e bukur” që ajo ka përjetuar ndonjëherë.

Adele ndan djalin e saj 10-vjeçar, Angelo, me ish-bashkëshortin e saj, Simon Konecki. Ish-çifti u ndanë pas më shumë se tre vitesh martesë. Paul, nga ana e tij, ka tre fëmijë – Reonna, Richie dhe Zane – nga një lidhje e mëparshme.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top