Acerbi i shpëtoi 10 javëve skualifikim, shpërthen gruaja e tij pas vendimit: “Çin çin luanëve të tastierës”

Francesco Acerbi u lirua nga akuzat për racizëm për episodin që ndodhi gjatë ndeshjes Inter-Napoli me Juan Jesus. Mbrojtësi i Inter nuk duhet të kryejë asnjë pezullim dhe do të jetë sërish në dispozicion të teknikut Simone Inzaghi dhe, në këtë pikë, edhe të Luciano Spalletti dhe Italisë përpara Kampionatit Evropian në Gjermani. Gjykatësi Sportiv nuk i konsideroi provat të mjaftueshme për të dënuar apo akuzuar mbrojtësin Francesco Acerbi. Nëse nga njëra anë, Napoli dhe Juan Jesus ajnë nervozuar, në shtëpinë e Acerbi ka festë dhe ka qenë gruaja e mbrojtësit të Inter ajo që ka folur.

 

GRUAJA E ACERBIT NUK E “RRUDH” GOJËN
Nëse Francesco Acerbi ende nuk është shprehur pas vendimit të Gjykatësit sportiv, ka qenë partnerja e mbrojtësit ajo që ka folur. Nëpërmjet profilit të saj në Instagram, Claudia Scarpari nuk u përmbajt dhe donte të dërgonte një mesazh plot cinizëm për urrejtësit. Me një foto që e tregon atë me një gotë verë në dorë, ajo ka shtuar mbishkrimin e mëposhtëm: “Çin çin. Atyre që ofendojnë familjarët. Atyre që kërcënojnë jetën e fëmijëve. Për luanët e tastierës. Për ata që na mbytën me ofendime mua dhe fëmijët e mi për ditë me radhë, çin çin. Ju duhet”. Një përgjigje shumë e ashpër që vjen në fund të ditëve të vështira për familjen Acerbi.

 

https://www.instagram.com/p/C4gZZ3MoVPG/

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top