Abuzimi me subvencionet e BE-së, 7 të arrestuar në Çeki, mes tyre dy zyrtarë të lartë

Autoritetet në Çekia kanë arrestuar shtatë persona, mes tyre dy zyrtarë të lartë nga ministria e Industrisë, nën dyshimin për mashtrim me fondet e Bashkimit Evropian. Sipas Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO), të dyshuarit tentuan të përvetësonin rreth 13.5 milionë euro (340 milionë korona çeke) përmes subvencioneve të BE-së.

Hetimi lidhet me fonde që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme për krijimin e një qendre inovacioni për startup-e në fushën e strehimit, si dhe për programe shkencore. Ndër të arrestuarit ndodhet edhe një zyrtar i lartë nga Departamenti i Planifikimit Urban. Institucionet përkatëse në Çeki nuk kanë komentuar ende mbi rastin.

Sipas hetimeve të EPPO-së, një biznesmen me lidhje me zyrtarët shtetërorë kishte paraqitur informacione të rreme pranë ministrisë që menaxhon fondet, me qëllim përfitimin e paligjshëm të subvencioneve.

Në kuadër të operacionit, policia çeke zhvilloi 13 kontrolle në bashkëpunim me EPPO-në, gjatë të cilave u sekuestrua një ndërtesë dhe rreth 2 milionë euro në llogari bankare. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet synojnë të zbardhin plotësisht skemën e dyshuar të abuzimit me fondet evropiane.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top