A u takua me Edi Ramën në Rinas? Ja si përgjigjet Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me spekulimet që kanë qarkulluar se është takuar me kryeministrin Edi Rama disa ditë më parë në Aeroportin e Rinasit, teksa ai po nisej për në Strasburg, ndërsa shefi i qeverisë u kthye nga Shtetet e Bashkuara.

Në prononcimin për gazetarët, pas daljes nga SPAK, ku ishte për masën “detyrim paraqitje”, kryedemokrati mohoi takimin, duke thënë se “a mund ta imagjinojë kush të takoj një njeri që nuk e takon njeri”.

“Unë po shkoja në Strasburg, kur pata takime të shkëlqyera. Ai i kthye nga Amerika ku u takua me Taulant Ballën. A mund të imagjinojë kush të takoj një njeri që nuk e takon njeri. Kurrën e kurrës. As nuk denjoj t’ia hedh shikimin.”, – tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top