A po lobon për heqje e “non gratës”? Berisha: Po pres që Trump të nisë punën

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për shtyp me gazetarët, u pyet nëse ka nisur lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për heqjen e masës “non grata” ndaj tij.

Berisha deklaroi shkurt se po pret përurimin e administratës së presidentit Trump për të nisur përpjekjet.

“Siç kam theksuar, i gjithë problemi im, dhe vendimi im për moslobim lidhej me ata që kryen grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare. Me përpjekjen antidemokratike për të kontrolluar opozitën, kontrolluar kryetarin e saj, për ta shndërruar opozitën në një vegël të Edi Ramës.

Tani që ata dorëzojnë pushtetin, unë prej dorëzimin e pushtetit nga ana e tyre, që unë të filloj përpjekjet e mia për të paraqitur këtë akt që do të ngelet, në historinë e demokracisë, si një njollë e zezë për ata që e vendosën.
Pra nuk ka asnjë sekret që ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona, por natyrisht duhet që administrata e presidentit Donald Trump të inaugurohet dhe të nisë punën në të gjitha institucionet.”– tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top