A po i ndan Vjosën dhe Albinin zgjedhja e presidentit?

Numërimi mbrapsht i ditëve kur Kosova do të duhet të përcaktohet mes votimit të një presidenti të ri apo një krize tjetër, që do ta shpinte vendin në të tretat zgjedhje brenda një viti e gjysëm, sapo ka filluar.

Më 5 mars deputetët e parlamentit do të duhet të votojnë për kreun e ri të shtetit, kur rinovimi i mandatit të Vjosa Osmanit po duket gjithnë e më i pamundur. Kryeministri Albin Kurti, si kreu i forcës politike që ka numrin më të madh të votave, ka deklaruar këtë të martë se ai nuk do të mbledhë firmat për të propozuar asnjë kandidat, pra as ish partneren e tij politike, Osmani.

Vjosa Osmani drejt mandatit të dytë presidencial në Kosovë

“Ne nuk kemi mbledhur nënshkrime për askënd, sepse edhe nëse i mbledhim mund të arrijmë në numrin 66. Nuk e mbërrijmë dot 80-shin. Mund të nxjerrim kandidat, por 66 është shumë larg 80. Është e dëmshme të nxjerrim kandidat kur kemi ngelur te numri 66”, tha Kurti këtë të martë.

Për të kuptuar arsyetimin e Kurtit duhet të dihet procedura e zgjedhjes se kreut të shtetit në Kosovë. Ajo bëhet me tre raunde, ku në dy të parat kandidatin duhet ta votojnë 2/3 e deputetëve, pra jo më pak se 80 prej tyre, ndërsa në raundin e tretë, ai zgjidhet me një shumicë të thjeshtë (61 vota). Por, pas një vendimi të diskutueshëm të Gjykatës Kushtetuese, procesi është komplikuar, sepse nëse në dy raundet e para nuk janë pjesmarrës në sallë 80 deputetë (qoftë edhe duke votuar kundër apo abstenuar), vendi shkon automatikisht në zgjedhje. Kjo shpjegon edhe justifikimin e Albin Kurtit për të mos mbledhur firma për Vjosa Osmanin, me pretendimin se Vetëvendosje nuk i ka votat për të ecur përpara e vetme.

Bordi i Paqes/ Vjosa Osmani në skenë me Trumpin dhe liderë të tjerë botërorë

Në pikpamjen formale kreu i mazhorancës ka të drejtë, pasi ai në ditët e fundit po predikon arritjen e një marrëveshjeje me forcat e tjera politike, për të gjetur zgjidhje dhe për të shmangur krizën me zgjedhje të parakohëshme. Por ama, nga ana tjetër dyshimet janë të forta se pas kësaj fshihet edhe ftohja e kahershme me presidenten. Këtë e tregoi më së miri një deklaratë e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci. Ajo la të kuptohet në Koha Ditore se partia e saj nuk i ka më asnjë borxh Vjosa Osmanit.

“Ju e dini që në zgjedhjet e vitit 2021, kur ne kemi garuar në atë kohë në aleancë, domethënë bashkë me Partinë Guxo (të krijuar nga Osmani pasi u nda me LDK-në), ne gjatë gjithë fushatës zgjedhore e kemi përmendur që gjegjësisht kërkojmë besimin e qytetarëve për kryetarin tonë të Lëvizjes, zotin Albin Kurti si kryeministër, ndërkohë që për zonjën Osmani për presidente. Por ky nuk është rasti tani në zgjedhjet e fundit të vitit 2025. Në këto zgjedhje kemi garuar me kërkesën e votës vetëm për kryeministrin Kurti dhe për Lëvizjen Vetëvendosje”, bëri të ditur ajo.

Pikërisht, kjo linjë e qartë e anashkalimit të Vjosa Osmanit e ka shtyrë Albin Kurtin të drejtohet drejt një kandidati për president nga familja legjendare e Adem Jasharit, i cili do të gjente dhe konsensus mes forcave të tjera, por do shërbente edhe për një arsye tjetër: nëse opozita do të shkaktonte me kokëfortësi një krizë dhe zgjedhje të reja, Vetëvendosje do kishte një alibi për fushatën elektorale: “Ata nuk votuan as familjen Jashari”.

Me këtë mision Albin Kurti bëri një vizitë në kullën e Prekazit, ku nuk mohoi të ketë folur me Rifat Jasharin edhe për zgjedhjen e presidentit. Duket se Kurti ka dy kandidatura nën mëngë, ose Bashkim Jasharin, komandantin aktual të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ose Bekim Jasharin, ish kryetarin e Komunës së Skenderajt.

Shefi i partisë më të madhe në opozitë, Bedri Hamza, i cili u takua së fundi me Kurtin pati deklaruar më parë se ai ishte i hapur për diskutime, nëse njëri nga anëtarët e familjes Jashari kandidonte për president. Edhe rivali i tij në PDK, ish ministri i jashtëm Enver Hoxhaj deklaroi së fundi se: “Një kandidature që vjen nga familja Jashari në Kuvend të Kosovës unë do t’i thosha personalisht çdoherë po”.

Pra, gjasat shtohen shumë që me një kandidaturë të tillë të tejkalohet kriza dhe të arrihet konsensusi. Por nëse kjo ndodh, çmimi do të qe shmangia dhe lënia pa punë e Vjosa Osmanit.

Në fakt, prej kohësh në qarqe të mbyllura në Prishtinë, ekziston një teori për një çarje të pakthyeshme mes kryeministrit dhe presidentes. Si arsye të dukshme për këtë jepen dy faktorë. I pari, preferenca që kryetarja e shtetit ka marrë në marrëdhëniet ndërkombëtare, sidomos prej amerikanëve. Jo më kot, në takimin e fundit të Bordit të Paqes, Donald Trump iu drejtua personalisht asaj: “Nëse keni probleme me Serbinë, bjeri direkt numrtit tim”.

Rama-Kurti / Autopsia e marrëdhënies mes dy kryeministrave

I dyti, ka të bëjë me raportet që të dy kanë me Edi Ramën. Fillimisht Osmani ruante të njëjtën linjë me Kurtin lidhur me kryeministrin e Shqipërisë. Madje ajo mbajti edhe një fjalim tejet krtikik kundër tij, në parlamentin e Shqipërisë, gjë që e detyroi Ramën ta bojkotonte seancën.

Por ama, në mes të mandatit, pasi Kurti hodhi poshtë propozimin e Ramës për asociacionin dhe pasi vendi u vu nën sanksione, Osmani filloi të ngrohë marrëdhëniet me shefin shqiptar të ekzekutivit. Tashmë ata i kanë rikuperur tëresisht relatat mes tyre.

Propozimi i fundit/ Rama në hall, tenton të përçajë Albinin me Vjosën

Këto “tradhëti” me sa duket kanë lënë shenjë dhe mund të jenë një nga shkaqet që Vetëvendosje ka vendosur të mos mbledhë firmat për të propozuar Vjosa Osmanin si presidente, duke vrarë me të njëjtin gur njëkohësisht dy zogj: edhe shmangien e zgjedhjeve të reja edhe asgjesimin e një poli që po i bënte hije ndërkombëtarisht Albin Kurtit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top