A jetoni me babanë tuaj? Shkëlzen Berisha: Do bëj përpjekje për ta takuar, pavarësisht vendimit të GJKKO

Shkëlzen Berisha ka folur sot me gazetarët, në lidhje me masën e sigurisë arrest shtëpie që SPAK ka kërkuar për babanë e tij.

SPAK ka kërkuar që zoti Berisha të mos takohet me askënd tjetër përveç atyre që jetojnë me të në banesë. A do takoni babain tuaj?

Ky është një vendim grotesk, më jepni një vend jo në Europë, porn ë botë, që lideri i opozitës mbahet në arrest, pa akuzë. Donald Trump ka 34 akuza dhe vijon i lirë, qëllimi politik është jashtëzakonisht u qartë. Zonjë ju e dini më mirë se sa unë, që ka ardhur sa herë që është kërkuar në prokurori, më vjen keq se sdua të bëj unë mbrojtjen e tij. Qartazi masa ka qenë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Më thoni një emër deputeti që i është hequr imuniteti pa prova shoqëruese. Tani unë do bëj çdolloj përpjekje që të takoj babain tim.

A e keni këshilluar babanë tuaj?

Unë flas me babanë tim, por vendimet politike janë të tijat. Babai im nuk i është shmangur gjykatës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top