A do t’i lejohet Trump të kërkojë një mandat të tretë

Presidenti i sapozgjedhur Donald J. Trump ka menduar më shumë se një herë mbi dëshirën për të zgjatur sa më shumë qëndrimin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Por a mundet ai të kandidojë sërish për t’u rizgjedhur në vitin 2028 dhe të kërkojë një mandat të tretë? New York Times thotë se përgjigja e thjeshtë: Jo. Kushtetuta nuk e lejon.

Në fund të mandatit të tij të dytë, Trump, tashmë 78 vjeç, do të ishte presidenti më i vjetër në histori. Ai ka dërguar herë pas here mesazhe të përziera dhe me nënkuptim se për sa kohë mund të qëndrojë në detyrë. Duke folur me republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, pas rizgjedhjes, Trump la të kuptohet me shaka se ato mund ta ndihmojnë në zgjatjen e presidencës së tij.

“Unë dyshoj se nuk do të kandidoj përsëri nëse nuk thoni, “Ai është aq i mirë sa duhet të kuptojmë diçka tjetër”, – tha Trump.

Në korrik, në një tubim të konservatorëve fetarë, ai u tha të krishterëve se nëse e votonin atë në detyrë në nëntor, nuk do të kishin nevojë të votonin më kurrë. “Të krishterë, dilni dhe votoni. Vetëm këtë herë. Nuk do të duhet ta bësh më, e di çfarë? 4 vjet të tjera, do të rregullohet, do të jetë mirë, nuk do të duhet të votoni më, të krishterët e mi të bukur” – u tha Trump.

Duke folur me anëtarët e Shoqatës Kombëtare të Armëve në maj, ai tha: “Nuk e di, a do të konsiderohem me 3 mandate apo me 2 mandate? A jam me 3 mandate apo 2 mandate nëse fitoj?”

Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Trump u sugjeroi mbështetësve të tij në një tubim të shtatorit 2020 në Nevada se kufijtë e mandatit nuk ishin gdhendur në gur.

“Ne do të fitojmë edhe 4 vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë. Dhe pastaj pas kësaj, ne do të negociojmë, apo jo? Sepse ne ndoshta – bazuar në mënyrën se si na trajtuan – ndoshta kemi të drejtë edhe për 4 të tjera pas kësaj” – tha ai.

Megjithatë, kur Trump u pyet nga një gazetar i New York Times në ditën e zgjedhjeve nëse fushata e vitit 2024 ishte e fundit e tij, ai tha: “Edhe unë e mendoj kështu”.

Cilët janë kufijtë e mandatit presidencial

Amendamenti i 22-të i Kushtetutës, i cili u ratifikua në vitin 1951, thotë se “asnjë person nuk mund të zgjidhet në detyrën e Presidentit më shumë se dy herë”. Kimberly Wehle, e cila ka jep leksione për ligjin kushtetues në Universitetin e Baltimores dhe ka shkruar një libër të titulluar “Si të lexoni Kushtetutën – dhe Pse”, tha se neni nuk la paqartësi dhe synon të vërë një kontroll mbi presidentin. Atëherë “kishte një shqetësim për forcimin e pushtetit në një mënyrë mbretërore” – tha ajo.

A mundet Trump të kapërcejë Amendamentin e 22-të?

Trump ka demonstruar në mënyrë efektive një aftësi për të anashkaluar Kushtetutën, vuri në dukje Wehle, veçanërisht duke emëruar 3 nga gjyqtarët që i përkasin shumicës konservatore të Gjykatës së Lartë. Ajo vuri në dukje vendimin e gjykatës në korrik se Trump kishte të drejtën e imunitetit të konsiderueshëm nga ndjekja penale me akuzat për përpjekje për të përmbysur zgjedhjet e fundit. “Trump arriti të lëvizë Kushtetutën duke bërë gjëra që askush nuk i mendonte se ishin të mundshme, dhe më pas nuk pati pasoja për atë që bëri”, – tha ajo.

Por ndryshimi i Kushtetutës për të kapërcyer kufirin e dy mandateve do të ishte një rrugë shumë e gjatë. Një shumicë me 2/3 si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat kërkohet vetëm për të propozuar një amendament, shumë më tepër se numrat që republikanët kanë tani në të dyja dhomat. Kjo mund të kërkohet edhe nga 2/3 e shteteve që duhet të bëjnë thirrje për një konventë kushtetuese. Ratifikimi i një amendamenti është edhe më i mundimshëm. Duhen ¾ e të gjitha legjislaturave shtetërore ose të konventave kushtetuese të nivelit shtetëror duhet ta miratojnë atë.

Serioze apo shaka?

Dan Goldman, demokrat i Nju Jorkut, nuk e trajton shakanë e Trump si një çështje për të qeshur. Menjëherë pasi Trump vërejti se republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve mund ta ndihmojnë në hapjen e rrugës së tij drejt një mandati të tretë, Goldman tha se do të prezantojë një rezolutë për të riafirmuar se Amendamenti i 22-të duhet të zbatohet edhe për presidentët që shërbejnë në mandate jo të njëpasnjëshme. Masa ka pak shanse për të avancuar në Dhomën e Përfaqësuesve e cila tashmë është nën kontrollin e republikanëve.

“Mënyra sesi ai vepron është me balona provash lundruese që ai shpesh pretendon se janë shaka, por ai është shumë serioz në lidhje me to. Dhe ai ka folur për të qëndruar në të kaluarën këtë mandat të ardhshëm për vite” – tha Goldman, i cili ishte këshilltari kryesor gjatë shkarkimit të parë të Trump nga Dhoma. Përfaqësuesit e ekipit të tranzicionit të zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese të NYT për koment.

A ka shërbyer ndonjëherë një president më shumë se dy mandate?

Po. Presidenti Franklin D. Roosevelt u zgjodh për 4 mandate, duke shërbyer nga 1933 deri në 1945, gjatë Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore. Ai vdiq teksa ishte në detyrë, por atëherë nuk ishte Amendamenti i 22-të. Kjo u bë një forcë shtytëse për vendosjen e kufijve të mandatit për presidentët.

“4 mandate, ose 16 vjet, janë kërcënimi më i rrezikshëm për lirinë tonë” – tha Thomas E. Dewey në 1944. Ai shërbeu si guvernator i Nju Jorkut dhe humbi nga Roosevelt në 1944 dhe nga Harry S. Truman në 1948. ©NYT, LAPSI.al

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top