A do të presë Shqipëria dhe emigrantët e paligjshëm nga Britania? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama priti këtë të enjte në një takim zyrtar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve britanikë lidhur me mundësinë që Shqipëria të pranojë ndërtimin e një qendre pritjeje për emigrantët e paligjshëm të Mbretërisë së Bashkuar, të ngjashme me marrëveshjen që Tirana ka nënshkruar me Italinë.

Kryeministri e përjashtoi kategorikisht një mundësi të tillë, duke nënvizuar se marrëveshja me Italinë është e vetme dhe nuk do të ketë asnjë tjetër me vende të tjera.

“Që në fillim kemi qenë shumë të qartë se marrëveshja me Italinë është unike, si rezultat i marrëdhënies së veçantë që kemi me këtë vend, por edhe për shkak të kontekstit gjeografik që e bën të kuptueshme bashkëpunimin. Disa vende na kanë pyetur nëse do të ishim të hapur për një model të ngjashëm, por përgjigjja jonë ka qenë jo. I qëndrojmë besnikë ‘martesës’ që kemi me Italinë – pjesa tjetër është vetëm dashuri”, u shpreh Rama me një ton ironik dhe humoristik.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top