A do të largohesh nga pushteti? Rama: S’kam ndërmend ta lë këtë punë! Ja kur do të iki

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti.

Rama theksoi se posti që mban për të është një punë, ndërsa shtoi se nuk do të largohet “për sa kohë ata që kanë dhënë do më kërkojnë ta vazhdoj”.

Kryeministri theksoi se “pushteti më duhet për këtë punë, nuk e bëj këtë punë për pushtetin”.

“Ti thua a ke ndërmend të lësh pushtetin? Për mua kjo pyetje tingëllon ndryshe. A ke ndërmend ta lësh punën, këtë punë? Jo nuk ka ndërmend ta lë këtë për momentin, për sa kohë ata që kanë dhënë do më kërkojnë ta vazhdoj.

Nëse do më thonë “faleminderit ose ik se deri këtu ishte” atëherë do ta lë këtë punë. Sepse kemi kuptim të ndryshëm, pushteti dhe puna janë të ndryshme në tingëllim. Pushteti më duhet për këtë punë. Nuk e bëj këtë punë për pushtetin”,-tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top