A do të ‘jetë’ nesër Berisha në protestë?

Zbardhen detaje nga protesta e thirrur nga Rithemelimi. Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, mbështetës të opozitës, do t’i bashkohen nesër protestës që do të mbahet para Kryeministrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 17:30.

Për herë të parë pas shumë kohësh, deputetët e opozitës, kryesisht demokratë, kanë qenë në një zë për të shkuar drejt protestës.

Ndër të tjera mësohet se leja që Rithemelimi ka marrë rreth 4-5 orë leje në polici për vijimin e protestës.

Po ashtu mësohet se në tubim nuk do të mungojë as fjalimi i Berishës, i cili mund të jetë live përmes lidhjeve online, pasi qëndron në arrest shtëpie, ose i regjistruar.

Po ashtu policia ka vendosur kamera me rezolucion të lartë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top