Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku ka reaguar për gazetarët, një ditë pasi Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen si kreytar i komanduar i PD.
E pyetur nga gazetarët nëse do ta pranojë drejtimin e PD, ajo tha se çdo vendim që do merret do të konsultohet me kolegët. Tabaku u shpreh se dorëheqja e Alibeajt ka qenë e papritur.
“PD duhet të ishte bashkë përtej interesave personale, të reflektojmë të mos presim, t’u japim kohë demokratëve dhe vetes se ku ne gabuam. Dorëheqja e Alibeajt ishte e papritur për mua, mbremë kam patur një takim me Gazment Bardhin, kemi diskutuar për këtë çështje”, tha Tabaku.