Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një qytetari në lidhjen live, përjashtoi mundësinë e dhënies së një dorëheqjeje. Kreu i qeverisë deklaroi se ka vetëm dy rrugë për ta larguar atë nga politika: shkaqet natyrore ose zgjedhjet.
“Jo more, dorëheqjen ta harrosh bashkë me gjithë të tjerët. E keni kërkuar që kur kam hyrë në politikë dhe për të më larguar nga politika ka vetëm dy rrugë: ose më largon zemra nëse nuk më rreh mjaftueshëm që të më zgjojë të parin në mëngjes e të mos më lërë të fle para se të bien gjithë të tjerët të flenë dhe aty them stop. Ose më largon populli i Shqipërisë dhe më 11 maj do të votojë dhe një pjesë e popullit që jetojnë jashtë.
Jam kurioz se si do të votojnë edhe ata që thonë se i dëbova unë se Shqipëria kështu e ashtu. I dëbova unë nga Shqipëria që sot është më mirë se kurë në historinë e vet. Nëse ata do të votojnë masivisht për mua si dëbues i tyre ndërkohë që shifrat tregojnë se largimi është konstant den baba den për arsye që i kam thënë, atëherë do të mbaj shënim”, u shpreh kryeministri Rama.