A do paraqitet në SPAK? Berisha: Do paraqitem

Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur interesit të gazetarëve, nëse do ta respektojë masën e sigurisë së dhënë ndaj tij. Në konferencën për media, Berisha u shpreh, se ky është një proces që buron nga parlamenti dhe do ta respektojë.

“E kam bërë të qartë, që unë, gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem. Nuk kam kërkuar gjë tjetër, vetëm parlamentin. Këtu nuk ka nevojë sepse parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta me njëri-tjetrin, urdhëro tani. Bëhen bashkë Irena me 5 mbiemra dhe Dumani me 4 banesa, dhe thonë po na i përmend Sali Berisha. Jo do ua përmend, por do ua nxjerr për hundësh unë atyre se aty kemi të bëjmë me vjedhje 100 përqind,” tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top