A do e shkarkojë sërish Veliajn? Flet Rama: Gjykata Kushtetuese…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kryebashkiakun Veliaj. Në një intervistë për ABC News, Rama tha se të shkosh kundër një vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese apo cila do gjykatë është si “të shkosh t’i biesh murit me kokë” edhe praktikisht të hysh në konflikt me sistemin që ke zgjedhur.

“A do bëja të njëjtën gjë? Njëqind herë! Po nuk do shkojmë t’i biem murit me kokë. Se të shkosh kundër një vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese apo cila do gjykatë është të shkosh t’i biesh murit me kokë edhe praktikisht të hysh në konflikt me sistemin që ke zgjedhur që është sistemi demokratik dhe unë nuk mund të hyj në konflikt me zgjedhjen strategjike dhe historike që kam bërë dhe kemi bërë si PS që i kemi dhënë pavarësinë e plotë drejtësisë” – tha Rama që konfirmoi se Veliaj do të “drejtojë” bashkinë e Tiranës nga qelia deri në fund të mandatit të tij.

“Po nëse nuk ka mundësi për t’u shkarkuar si do ndodhë? E ka thënë Gjykata Kushtetuese pra. Ai nuk mund të shkarkohet. Kaq, është shumë e thjeshtë. Ç’të bëjmë? Po. Unë patjetër do vijoj takimet me njësitë bashkiake në Tiranë” – tha kreu i PS.

Lidhur me garën e bashkisë më të madhe në vend, Rama tha se kandidatja nga radhët e socialistëve do të jetë Ogerta Manastirliu dhe se Erioni nuk mund të jetë kandidat në 2027, por në 2031.

“Ogerta Manastirliu është drejtuese politike e Tiranës, është deputete e PS dhe është kandidatja jonë Ogerta, patjetër. Edhe ne 2027-ën. S’kemi tjetër Ogertën kemi. Tani ne po flasim në kushtet që jemi sot. Lirohet s’lirohet Erioni, Erioni nuk mund të jetë kandidat në 2027, por për 2031” – tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top