‘A do e njihni vendimin e gjykatës më 3 mars?’/ Përgjigjet Berisha

Në një prononcim për gazetarët jashtë dyerve të Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u pyet nga gazetarët nëse do ta njohë vendimin e gjykatës për vulën e PD-së. Ai ndërkohë zgjodhi të flasë për protestën. Berisha tha se protesta nuk ka lidhje me gjykatën. Demokrati shtoi se nuk mund të të paragjykojë një vendim i cili nuk ekziston në asnjë bazë ligjore.

“Vendimi që do të marrë gjykata nesër se kujt i takon vula e Partisë Demokratike nuk ka lidhje me protestën që pritet të mbahet më 3 mars. Nuk ka asnjë lidhje. Unë nuk mund të paragjykoj një vendim i cili nuk ekziston as edhe një bazë e vetme ligjore për të shpallur palë atë që nuk është palë,” – u shpreh Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top