A do e bojkotojnë Parlamentin e ri? Berisha duket se ende nuk ka marrë një vendim

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, është pyetur nëse Partia Demokratike do të bojkotojë Kuvendin e ri në shtator, pas deklaratave të ish-kryeminstrit se nuk i njeh zgjedhjet e 11 Majit.

“Gjithçka do të vendoset nga forumet e saj”, deklaroi Berisha. Gjithashtu i pyetur nëse do të ketë një riformatim të forumeve të PD-së, ish-kryeministri la të nënkuptohet se nuk do të ndodhë.

Pjesë nga konferenca:
Keni thënë që PD do të hyjë në një proces analize, a do të ketë PD një riformatim të forumeve të saj?

PD në këtë periudhë po merret me ndriçimin e të vërtetës së farsës elektorale dhe mendoj se ka arritur të grumbullojë dokumente zyrtare të pakundërshtueshme që faktojnë shkatërrimin e këtij procesi në çdo qelizë.

PD nuk i njeh zgjedhjet, a do të jetë pjesë e Parlamentit?

Të gjitha do të vendosen nga forumet. Gjithçka do të vendoset nga forumet e saj

Forumet nuk do të ndryshojnë?

Gjithçka do ta vendosin forumet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top