“A bëre fushatë në burg?” deputetja Sara Mila bllokohet para gazetares Ambrozia Meta

Opozita thotë se Sara Mila është produkt i bandës së Suel Çelës në zgjedhjet e Elbasanit dhe pas shumë akuzave që mban mbi shpinë, ajo u shfaq në kuvend me një shall ku ishin shkruar të gjitha deklaratat për të pas zgjedhjeve të 11 Majit. Foto më poshtë:

Sara Mila
Sara Mila

Mila, një ish-nëpunëse e panjohur e Shërbimit Social Shtetëror deri ditën që shpalli kandidaturën, rezultoi kandidatja më e votuar e Elbasanit me mbi 18 mijë vota personale, një rezultat që e renditi mes deputetëve dhe ministrave më të njohur të politikës.

Veçse, një detaj që habiti pas numërimit ishte rezultati i qendrës së votimit në burgun e Elbasanit, ku nga 102 vota gjithsej Sara Mila u votua me 92 vota, një shifër që shtoi dyshimet se kandidatja gëzonte një mbështetje të fortë nga krimi në Elbasan.

Prandaj në ditën e parë në kuvend, Sara Mila u përball me kuriozitetin e gazetarëve se si shpjegohet që kishte marrë aq shumë vota në burg. Gazetarja Ambrozia Meta e pyeti direkt nëse Mila “kishte bërë fushatë në burg” që kishte marrë thuajse 90% të votave të të burgosurve.
“Kam përshtypjen se çfarë kisha për të thënë e thanë. Komentet e tjera janë të tepërta. Ju uroj suksese dhe të jem e sinqertë kam më shumë emocione se çdo ditë tjetër” u shmang Sara Mila, ndërsa gazetarja Meta ngulmoi disa herë për t’i marrë një përgjigje.

Më herët, kreu i PD, Sali Berisha e ka pagëzuar Sara Milan me pseudonimin “Princesha e burgut”.

“Sepse burgun e kontrollon totalisht ata që kontrollojnë Ulsiun dhe Ulsiun e kontrollojnë vetëm bandat. Shikojeni, princesha e burgut, Sara Mile, çfarë t’i themi” u shpreh Berisha gjatë një konference për mediat kur doli procesverbali i kutisë së votimit në burg. Faksimile më poshtë:

Që para zgjedhjeve, opozita kishte paralajmëruar se një e panjohur si Sara Mila kishte mbështetjen e organizatës së Suel Çelës në Elbasan dhe rezultati që ende nuk ka një shpjegim logjik përforcoi dyshimet për përfshirjen e krimit në zgjedhje.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top