Kurti i vuri kusht mbledhjen e qeverive për ta takuar/ Rama: Firmosëm 13 marrëveshje

Pasi Albin Kurti i vuri kusht mbledhjen e dy qeverive për të pasur një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ky i fundit ka bërë një reagim në rrjetin social Twitter.

Rama shkruan se se qeveria shqiptare i ka firmosur të gjitha marrëveshjet, dhe tani pret përgjigjen nga pala kosovare.

Kryeministri Edi Rama reagim në Twitter:

Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite.

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top