Ish-ministri Jabllanoviç hyn ilegalisht në Kosovë, policia e ndalon në Zveçan

Ish-Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç, është ndaluar mbrëmë në Zveçan, sepse së bashku me një pasagjere dhe dy fëmijë kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

“I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës”, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

KALIM I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE OSE VIJËS KUFITARE/Zveçan 04.07.2023 – 21:50. Njësiti policor derisa ka qenë në pikë statike në rrugën për në Izvore kanë ndaluar automjetin me targa të huaja të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pasagjerja femër kosovare si dhe dy fëmijë. I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është hapur rasti, të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top