Izraeli sulmon kampin Jenin, OKB: Refugjatët palestinezë kanë nevojë urgjente për ushqim dhe ujë

Vazhdojnë sulmet ajrore të Izraelit në kampin e refugjatëve palestinezë Jenin. Agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët, thotë se është e shqetësuar për ndikimin e operacionit në kampin e refugjatëve. Në një deklaratë, agjencia palestineze e OKB thotë se shërbimet e ujit dhe energjisë elektrike janë ndërprerë në zona të mëdha të kampit, duke i lënë banorët në pamundësi për të lëvizur nga shtëpitë e tyre.

“Refugjatët kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë të pijshëm dhe qumësht pluhur për fëmijët,” thotë Agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët.

Gjithashtu ata njoftuan se katër shkolla dhe një qendër shëndetësore janë shkatërruar, duke bërë që të mos funksionojnë për shkak të shkëmbimit të rëndë të zjarri, gjatë ditës së djeshme.

“Kërkohen veprime urgjente për të siguruar që të lënduarit të kenë akses në kujdesin mjekësor”, njoftoi agjencia e OKB-së, e cila u bëri thirrje të gjitha palëve të parandalojnë këtë cikël të dhunës në rritje.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top