Balla: Open Balkan e mbylli misionin me sukses, tani BE vijon procesin

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një prononcim të shkurtër për mediat, i pyetur për anulimin e Open Balkan, tha se misioni i tij për lëvizje të lirë është mbyllur me sukses, ndërsa shtoi se tani është koha që BE të vijojë procesin.

“Ballkani i Hapur është instrumenti më i mirë i implementimit në terren të Procesit të Berlinit. BE ka në themel lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitaleve. E ka mbyllur misionin e vetë sepse ka ndihmuar prodhuesit shqiptar të mos kenë pengesa burokratike në kufi. Kur arritëm lëvizje të lirë kemi arritur 3 dimensione themelore të asaj që ne synojmë të bëhemi. Tani që arriti suksesin, i takon BE-së të vijojë procesin.”- tha Balla.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top