Protesta, skuadrat me motorë të policisë qëllojnë me plumba gome

Policia e Shtetit ka angazhuar edhe skuadra me motorë gjatë protestës kombëtare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, që po zhvillohet këtë 28 Nëntor në Tiranë.

Siç shihet edhe në pamjet filmike, efektivët janë të pajisur me armë të posaçme për përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave prej gome.

Burime bëjnë me dije se ndaj qytetarëve është qëlluar me plumba gome, plumba të cilat janë përdorur nga policia edhe në protestat studentore ku kanë mbetur të lënduar dhe me shenja në trup dhjetëra të rinj.

Skuadrat me motorë janë pjesë e forcave policore të dislokuara në terren, në kuadër të masave të marra për menaxhimin e protestës dhe përballimin e situatave të mundshme të tensionuara.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top