Kanë nisur tensionet dhe përplasjet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës kombëtare kundër qeverisë që po zhvillohet në Tiranë.
Menjëherë sapo protestuesit janë afruar drejt Kryeministrisë, policia ka dalë në gatishmëri me autobotet me ujë për të shpërndarë turmën.
Po ashtu, është hedhur edhe bombola gazi për të larguar qytetarët, të cilën janë zmbrapsur drejt zonës së ish-hotel Dajtit.
Situata është tensionuar para Kryeministrisë, ku policia nuk ka lejuar grumbullimin e protestuesve në këtë zonë.
Efektivët kanë ndërhyrë për shpërndarjen e turmës, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion përmes autobotëve. Nga ana tjetër, protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur molotovë.
Përplasjet kanë shënuar përshkallëzim të situatës në protestën kombëtare të 28 Nëntorit, ndërsa në terren vijojnë të jenë të angazhuara forca të shumta policore dhe FNSH.