Ushtruesi i detyrës së presidentit serb përmend Ismail Kadarenë mes figurave të mëdha të Ballkanit

Një ditë pasi shpalli zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Serbi, Aleksandar Çupiç, në cilësinë e ushtruesit të detyrës së presidentit, mori pjesë në samitin e Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, ku bëri thirrje për bashkëpunim dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira mes vendeve të rajonit.

Gjatë fjalimit të tij, Çupiç vlerësoi kontributin e Ballkanit në kulturën, shkencën dhe artin botëror, duke përmendur mes personaliteteve të shquara edhe shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare.

“Ky rajon i ka dhënë botës Dellçevin, Njegoshin, Presherenin, Andriçin, Selimoviçin, Krlezhën dhe Kadarenë. Toka ballkanike i ka dhënë gjithashtu Teslën, Pupinin dhe Ruđer Boshkoviqin”, deklaroi ai.

Në vijim, kreu i shtetit serb theksoi se vendet e Ballkanit kanë shumë gjëra për t’i ofruar njëri-tjetrit, Evropës dhe botës, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së asaj që është pozitive në marrëdhëniet mes tyre dhe përmirësimit të aspekteve që kanë nevojë për ndryshim.

Çupiç u ndal edhe te nevoja për solidaritet, demokraci dhe sundim të ligjit, duke theksuar se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm.

Ai sqaroi gjithashtu se, në cilësinë e tij aktuale si kryetar i Asamblesë Kombëtare dhe ushtrues i detyrës së presidentit, nuk ka kompetencat për të përcaktuar politikën e jashtme të Serbisë. Sipas tij, ajo duhet të jetë e balancuar, e parashikueshme dhe konsistente.

Në përfundim të fjalimit, Çupiç theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në proceset politike, duke argumentuar se pa pjesëmarrjen e tyre nuk mund të pritet që ata të qëndrojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen në rajon.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top