Trump takon kreun e NATO-s: Putin dëshiron përfundimin e luftës në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka diskutuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte mundësitë për përfundimin e luftës në Ukrainë, ndërsa në tryezën e bisedimeve kanë qenë edhe zhvillimet lidhur me Iranin dhe Groenlandën. Sipas Bloomberg, pas takimit me kreun e Aleancës, Trump deklaroi se konflikti mes Moskës dhe Kievit kishte zënë pjesën kryesore të diskutimeve. Presidenti amerikan pretendoi gjithashtu se homologu i tij rus, Vladimir Putin, dëshiron t’i japë fund luftës. Takimi, i zhvilluar në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago, Florida, pasoi bisedimet që presidenti amerikan zhvilloi javën e kaluar me Putinin në Kinë.

Përmes një deklarate të përbashkët, Trump dhe Rutte i kërkuan Moskës të shmangë çdo veprim që mund të çojë në zgjerimin e konfliktit përtej kufijve të Ukrainës, duke nënvizuar nevojën për një zgjidhje sa më të shpejtë diplomatike. Ndërkohë, përpjekjet e Uashingtonit për të negociuar përfundimin e luftës kanë ngjallur shqetësime në mesin e aleatëve europianë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka këmbëngulur që Europa të jetë pjesë e negociatave për paqe. Pjesë e diskutimeve mes Trump dhe Rutte ishte gjithashtu rritja e shpenzimeve ushtarake dhe investimeve në mbrojtje në vendet anëtare të NATO-s.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top